“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, çdonjërin që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e fal namazin dhe agjëron Ramazanin, ta fusë në Xhenet, pa marrë parasysh, nëse ka bërë hixhret në rrugën e Allahut, apo ka qëndruar në vendlindje.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a t'i lajmërojmë njerëzit për këtë?” Ai u tha: “Në Xhenet janë njëqind shkallë që Allahu i ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Allahut. Largësia mes dy shkallëve është sa largësia mes qiellit dhe Tokës, andaj, kur i luteni Allahut, kërkojani Firdeusin, sepse ai është mesi i Xhenetit e maja e tij dhe mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit) , si dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.””