“Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Husejn Xhufiu, e ky nga Zaide, e këtij i ka treguar Bejan ibn Bishri, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli te ne, në një natë me hënë të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, Ditën e Kiametit, ashtu siç po e shihni këtë (hënën) : pa asnjë vështirësi.””