“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, mes tekbirit fillestar dhe leximit (të Kuranit në namaz), heshtte një kohë të shkurtër, - mendoj se ka thënë: një çast, - andaj i thashë: - Kurban t'u bëfsha me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut! Çfarë thua gjatë heshtjes sate, mes tekbirit dhe leximit? - “Them: “Allahume baid bejni ve bejne hatajaje kema beadte bejnel meshriki vel magrib. Allahume nekini minel hataja kema juneka ethevbul ebjedu mine denes. Allahume igsil hatajaje bil mai ve thelxhi vel bered (O Allah! Më largo prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah! Më pastro prej mëkateve siç pastrohet rroba e bardhë prej njollave! O Allah! M'i laj mëkatet me ujë, borë dhe akull) !” - tha Pejgamberi ﷺ.””