“Thabit ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume, rabena, lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi, ve lekel hamdu ente rabus semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi ve men fihine, entel haku, ve kavlukel haku, ve vadukel haku, ve likaukel haku, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve seatu hakun, Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke hasemtu, ve bike hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve esrertu ve alentu, ve ma ente alemu bihi mini, la ilahe ila ente (O Allah, Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi. Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës, i tërë lavdërimi të takon Ty, Ti je Zoti i qiejve dhe Tokës me ç'ka në to, i tërë lavdërimi të takon Ty, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës me ç'ka në to. Ti je i Vërteti, Fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri është i vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur, për Ty armiqësohem dhe te Ti gjykohem. Andaj, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato publike, si dhe ato që Ti i di më mirë për mua, sepse s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje) .” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kajs ibn Sadi dhe Ebu Zubejri transmetojnë nga Tavusi se ka thënë: “(Në vend të shprehjes “Kajum - Kujdestari ka thënë) “Kajam”. Ndërkaq, Muxhahidi ka thënë: “Kajum do të thotë: “Ai që kujdeset për çdo gjë.” Po ashtu, Omeri e ka lexuar “Kajam"; sidoqoftë, secila prej tyre shpreh lavdërim.””