“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemri, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, kur Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e Mejmunes, unë bujta në shtëpinë e saj, për të shikuar se si falej i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë natës. Ai qëndroi pak duke biseduar me bashkëshorten e vet, pastaj u shtri. Në të tretën e fundit të natës ose një pjesë të saj, u ul, shikoi nga qielli dhe lexoi: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për mendarët.” (Ali Imran, 190) Pastaj u ngrit, mori abdes, e pastroi gojën me misvak dhe i fali njëmbëdhjetë rekate namaz. Kur Bilali e thirri ezanin, ai i fali edhe dy rekate të tjera dhe doli e ua fali njerëzve namazin e sabahut.””