“Jesera ibn Safvan ibn Xhemil Lahmiu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në gjumë, pashë në ëndërr se isha pranë një pusi. Nxora prej tij (ujë) aq sa deshi Allahu, pastaj e mori Ibn Ebu Kuhafe (Ebu Bekri) dhe nxori një ose dy kova ujë, porse gjatë nxjerrjes kishte dobësi, Allahu e faltë! Pastaj e mori Omeri, e në atë rast kova (në dorën e tij) u bë e madhe. Nuk kam parë njeri më të shkathët në nxjerrje se ai, nxori aq ujë, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .””