“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Abdullah Egarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon Madhërisë së Tij) çdo natë në qiellin e botës, në të tretën e fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, e t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, e ta fal?””