“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Arube, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Pejgamberi ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, Allahu do t'ua verbojë sytë.””