“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “O ju muslimanë! Si ju shkon ndërmend t'i pyesni ithtarët e Librit, ndërsa Libri juaj, të cilin Allahu ia ka zbritur Pejgamberit tuaj ﷺ, është rrëfimi më i ri për Allahun, i pandryshuar. Ndërkaq, Allahu ju ka treguar se ithtarët e Librit i kanë zëvendësuar Librat e Allahut dhe i kanë ndryshuar e shkruar me duart e veta, pastaj kanë thënë: “Kjo është prej Allahut, që për këtë të kenë ndonjë përfitim të vogël (material). Si nuk ju ndalon dituria që ju ka zbritur që t'i pyesni ata?! E ata, betohem në Allahun se, asnjëherë, asnjëri prej tyre, nuk ju ka pyetur rreth shpalljes që ju është zbritur juve.””