“Amër ibn Zurare më ka treguar nga Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë e as me zë tepër të ulët...” , (Isra, 110) ka thënë: “Ky ajet ka zbritur gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte fshehur në Mekë. Kur ua falte namazin shokëve të vet, e ngrinte zërin duke lexuar Kuran. Me ta dëgjuar idhujtarët, e shanin Kuranin, Atë që e ka zbritur dhe atë që e ka përcjellë. Prandaj, Allahu iu drejtua Pejgamberit të Tij ﷺ: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë...” , që ta dëgjojnë idhujtarët, sepse në atë rast do ta shanin Kuranin, “... e as me zë tepër të ulët...” , saqë shokët e tu të mos e dëgjojnë, “... por kërko një rrugë të mesme.””