“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste: 1. Ndaj një personi të cilit Allahu ia ka mundësuar të mësojë Kuranin dhe ai e lexon atë natë e ditë, 2. Ndaj një personi të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në mirësi natë e ditë!””