“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja ka pyetur: Kush të ka thënë se Muhamedi ﷺ ka fshehur diçka nga Shpallja? [t]: Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir Akadiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Nëse dikush të thotë se Pejgamberi ﷺ ka fshehur pjesë të shpalljes, mos i zër besë! Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar! Kumto atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij...” (Maide, 67)”