“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kohëqëndrimi juaj (në këtë botë) , në raport me umetet e tjera para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Tevrati iu dha bartësve të vet (hebrenjve) , të cilët punuan deri në mesditë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat . Inxhili iu dha bartësve të vet (të krishterëve) , të cilët punuan deri në namaz të ikindisë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Juve ju dha Kurani, me të cilin punuat deri në perëndim të diellit, andaj u shpërblyet me nga dy kiratë. Ithtarët e dy librave thonë: - Këta kanë punuar më pak se ne, porse janë shpërblyer më shumë. - A mos vallë ju kam bërë padrejtësi sa i përket shpërblimit tuaj? - u thotë Allahu Fuqiplotë. - Jo, - thonë ata. - E po, kjo është mirësia Ime, ia jap kujt të dua, - thotë Allahu.””