“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Haseni se Amër ibn Taglibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën pasuri (prej presë së luftës). Ai e shpërndau, duke u dhënë disave, e disa të tjerëve jo. I shkoi lajmi se, ata të cilëve nuk u kishte dhënë, ishin ankuar. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Unë dikujt i jap e dikujt s'i jap. Ai të cilit nuk i jap, mund të jetë më i dashur tek unë sesa ai që i jap. Por, disave u jap për shkak të dobësisë dhe frikës që vërej në zemrat e tyre, e disa i lë me pasurinë dhe mirësinë që Allahu ua ka mbjellë në zemrat e tyre, një prej të cilëve është edhe Amër ibn Taglibi.” Amri vazhdon: “Këtë fjalë të Pejgamberit ﷺ nuk do ta kisha ndërruar as me devetë e kuqe (një ndër pasuritë më të shtrenjta).””