“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu, e ky nga Enes ibn Maliku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse robi më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e, nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash.” Mutemiri ka thënë: “E kam dëgjuar babanë tim, e ky e ka dëgjuar Enesin, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ, e ky nga Zoti i tij i Madhërishëm.””