“Ahmed ibn Ebu Surejxhi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muavi ibn Kurra se Abdullah ibn Mugafel Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në devenë e tij, duke lexuar suren Fet'h, - ose një pjesë të sures Fet'h, - duke dridhur zërin. Muaviu, lexoi duke e imituar leximin e Ibn Mugafelit dhe tha: “Sikur të mos frikësohesha se do të mblidheshin njerëzit rreth jush, do ta dridhja zërin ashtu siç e dridhte Ibn Mugafeli, teksa imitonte Pejgamberin ﷺ.” Shuëbe thotë: “E pyeta Muaviun: “Si e dridhte zërin?” Ai bëri: “Aa, aa, aa”, - tri herë (duke demonstruar dridhjen e zërit).””