“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se Pejgamberit ﷺ i sollën një burrë dhe një grua, hebrenj, të cilët kishin bërë zina. Pejgamberi ﷺ u tha hebrenjve: “Si veproni me këta dy?” Ata u përgjigjën: “Ua nxijmë fytyrat dhe i nënçmojmë.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Silleni Tevratin dhe lexojeni, nëse jeni të sinqertë.” (Ali Imran, 93) Ata erdhën te një person për të cilin ishin pajtuar (t'ua lexonte Tevratin) dhe i thanë: “O qorr me një sy, lexo!” Kështu, ai lexoi derisa arriti te një vend, ku vendosi dorën (dhe nuk e lexoi). Abdullah ibn Selami tha: “Ngrije dorën.” Kur ai e ngriti dorën, u shfaq ajeti i gurëzimit.” Hebreu tha: “O Muhamed, ata dy duhet të gurëzohen, porse ne e fshehim këtë (citat) mes nesh.” Atëherë Pejgamberi ﷺ dha urdhrin dhe ata u gurëzuan. Abdullahu thotë: “E pashë burrin duke e mbrojtur femrën nga gurët.””