“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri, Seid ibn Musejebi, Alkame ibn Vekasi dhe Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të. Ajo rrëfen: “Unë u shtriva në shtratin tim, ndërkohë e dija se isha e pafajshme dhe se Allahu do të më shfajësojë. Por, për Allahun, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste shpallje që do të lexohet për pafajësinë time, pasi që nuk e konsideroja veten time aq të denjë sa Allahu të flasë për mua me citate që lexohen (me Kuran). Kështu, Allahu i Lartësuar shpalli: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...” (Nur, 11-20) - dhjetë ajete.””