“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri dhe Ameshi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, Pejgamberi ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr.” Njëri nga të pranishmit pyeti: “Atëherë pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?” - “ (Jo por) punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) ,” - pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)”