“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Tejmiu, e ky nga Bekri se Ebu Rafiu tregon: “E falëm namazin e jacisë me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili këndoi suren Inshikak, e në atë rast bëri sexhde (të leximit). - Ç'është kjo? - e pyeta. - Kemi bërë sexhde duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ, andaj kështu do të vazhdoj derisa ta takoj sërish (të vdes), - tha Ebu Hurejra.””