“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Mus'hiri, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky nga Zuhriu se Mahmud ibn Rebiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbaj në mend se Pejgamberi ﷺ pati mbushur gojën me ujë prej një kove dhe ma pati hedhur në fytyrë (për ashikëri, shaka ose bekim), ndërsa unë atëkohë kam qenë pesëvjeçar.””