“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Avni se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri i tha Sadit: - Janë ankuar për ty për çdo gjë, madje edhe për namazin tënd. - Unë i zgjas dy rekatet e para e i shkurtoj dy të fundit dhe aspak nuk e ndryshoj formën e namazit siç e kam mësuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, - tha Sadi. - Të lumtë! Kështu të dija edhe unë.”