“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur imami të thotë: “ Gajril magdubi alejhim, ve ledalin ”, thoni “amin”, sepse atij, lutja e të cilit përputhet me lutjen e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.” Muhamed ibn Amri e përforcon transmetimin e Ebu Selemes nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ, e po ashtu Nuajm Muxhmiri e transmeton nga Ebu Hurejra.”