“Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Xhurejriu, e ky nga Ebu Alai, e ky nga Mutarrifi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se u fal me Aliun në Basra dhe tha: “Ky burrë na e kujtoi namazin që e falnim me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Më pas, tregoi se si ai bënte tekbirin sa herë që ngrihej e ulej.””