“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Gajlan ibn Xheriri se Mutarrif ibn Abdullahu tregon: “Një ditë, unë dhe Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u falëm mbrapa Aliut. Sa herë që binte në sexhde, bënte tekbirin dhe, sa herë që e ngrinte kokën, bënte tekbirin. Kur ngrihej në këmbë, pas dy rekatesh, bënte tekbirin. Pas përfundimit të namazit, Imran ibn Husajni më kapi për dore dhe më tha: “Ky njeri ma kujtoi namazin e Muhamedit ﷺ.” Ose ka thënë: “Na e fali namazin ashtu siç na e falte Muhamedi ﷺ.””