“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harithi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej për t'u falur, thoshte “Allahu Ekber" (bënte tekbir) në fillim, pastaj njëjtë bënte tekbir kur kërrusej në ruku. Ndërkaq, gjatë ngritjes nga rukuja thoshte: “Semiallahu limen hamideh dhe, pasi drejtohej mirë, thoshte: “Rabena lekel hamd”, - ndërsa Abdullah ibn Salihu transmeton nga Lejthiu (se thoshte): “ve lekel hamd.” - Pastaj sërish bënte tekbirin kur binte për në sexhde, bënte tekbirin kur ngrihej nga sexhdja, bënte tekbirin kur binte në sexhde dhe bënte tekbirin kur ngrihej nga sexhdja sërish. Këtë e vepronte gjatë gjithë namazit, deri në fund. Po ashtu, bënte tekbirin edhe kur ngrihej prej dy rekateve, pas uljes.””