“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë. Në mesin e tokave ka tokë që është e pastër (pjellore) , e përthith ujin, ku mbijnë bar e barishte të shumta. Në mesin e tyre ka të atillë që është shterpë , por e mban ujin, andaj me të Allahu u sjell dobi njerëzve: pinë për vete, ua shuajnë etjen të tjerëve dhe ujitin të mbjellat. Por, shiu bie edhe mbi një tjetër lloj toke, e cila është ranore: as e akumulon ujin, as mbin bar në të. Në njërën anë, kështu shëmbëllen ai që e ka kuptuar fenë dhe që ka përfituar nga udhëzimi e dija, me të cilat më ka dërguar Allahu: pra, ka nxënë dije dhe atë ua ka mësuar të tjerëve, kurse, në anën tjetër, është shëmbëllimi i atij që aspak nuk ia vë veshin fesë dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin unë jam dërguar.” Ebu Abdullahu (Buhariu) citon Is'hakun se ka thënë: “Ndër to ka të atillë që e ndal ujin (në vend të “kabilet" - pranon, ka përdorur shprehjen “kajelet" - ndal), aso që është fund i mbuluar me ujë. Fjala صَّفْصَفا (safsafa, përmendur në suren Taha, 106) e ka kuptimin: e sheshtë.””