“Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rukuja e Pejgamberit ﷺ, sexhdja, qëndrimi mes dy sexhdeve dhe qëndrimi drejt pas rukusë, që të gjitha, përafërsisht, kanë qenë të barabarta (në kohëzgjatje), përveç kijamit dhe teshehudit (që kanë qenë më të gjata se të tjerat).””