“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Do t'ju tregoj një hadith, të cilin s'do t'ju tregojë askush pas meje: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, rritja e numrit të femrave dhe pakësimi i numrit të meshkujve, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.””