“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë jua fal namazin juve ashtu siç na e falte neve Pejgamberi ﷺ.” Thabiti thotë: “Enesi vepronte një gjë që nuk ju kam parë duke e vepruar ju: kur ngrihej nga rukuja, qëndronte në këmbë (aq gjatë), saqë dikush mund të thoshte (me vete): “Harroi (të vazhdojë faljen)" dhe qëndronte mes dy sexhdeve aq sa dikush mund të thoshte: “Harroi (të vazhdojë faljen).””