“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë, na e fali namazin dhe tha: “Do t'ju fal një namaz, me të cilin nuk kam për qëllim të falem, por t'ju tregoj se si e kam parë Pejgamberin ﷺ të falej. Ejubi tregon: “E pyeta Ebu Kilaben: - E si u fal? - Sikurse ky hoxha ynë”, - tha Ebu Kilabe, duke aluduar në Amër ibn Selemen. Ejubi thotë: “Amër ibn Seleme bënte tekbirin në çdo lëvizje (përveç pas rukusë) dhe, kur ngrihej nga sexhdja e dytë, ulej (një copë herë), pastaj mbahej me duar dhe ngrihej në këmbë (për rekatin vijues).””