“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Gajlan ibn Xheriri se Mutarrifi tregon: “Bashkë me Imranin u falëm pas Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Kur ai binte në sexhde, bënte tekbirin, kur ngrihej nga sexhdja, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej pas dy rekatesh, bënte tekbirin. Pasi dha selam, Imrani më kapi për dore dhe më tha: “Na e fali namazin siç e falte Muhamedi ﷺ.” Ose ka thënë: “Ma kujtoi namazin e Muhamedit ﷺ.””