“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa ibn Talha ibn Ubejdullahu se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në haxhin lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal në Mina, që njerëzit ta pyesnin (për ritualet e haxhit). Kështu, një burrë erdhi dhe i tha: “I kam rruar flokët pa dijeni, para se të ther kurbanin.” - “There se s'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Një tjetër i tha: “E kam therur kurbanin pa dijeni, para se t'i hedh gurët.” - “Gjuaji se s'ka gjë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Sa herë që atë ditë pyetej Pejgamberi ﷺ për ndonjë rit të bërë para ose pas radhës së vet, gjithnjë përgjigjej: “Bëje se s'ka gjë.””