“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur faleshim pas Pejgamberit ﷺ, thoshim: “Eselamu alallahi min ibadihi, eselamu ala fulanin ve fulan (Selami qoftë për Allahun prej robërve të Tij. Paqja qoftë mbi filanin e filanin)!” Pejgamberi ﷺ na tha: “Mos thoni: “Eselamu ala Allah (Selami qoftë për Allahun) ”, sepse vetë Allahu quhet Es-Selam. Por thoni: “Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin. (Përshëndetjet, selamet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë) .” Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell ose mes qiellit dhe Tokës . (Pastaj le të vazhdojë) “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu.” Pastaj le të lutet me çfarëdo duaje.””