“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam, gratë ngriheshin menjëherë pas selamit, ndërsa ai qëndronte një copë herë para se të ngrihej.” Ibn Shihabi thotë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se Pejgamberi ﷺ qëndronte ashtu derisa largoheshin gratë, në mënyrë që burrat të mos i arrinin.””