“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Mabedi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ngritja e zërit gjatë dhikrit, pas namazit farz, ka qenë traditë në kohën e Pejgamberit ﷺ. E kuptoja që e kishin përfunduar namazin kur e dëgjoja atë (zërin e dhikrit që e bënin xhemati pas namazit).”