“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali sabahun në Hudejbije, pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye në drejtim të xhematit dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë njerëzit. - “Disa robër të Mi gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ata që thanë: “Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut”, më kanë besuar Mua dhe i kanë mohuar yjet. Ndërkaq, ata që thanë: “Për shkak të pozitës së këtij e atij ylli”, më kanë mohuar Mua, e u kanë besuar yjeve”, - tha Pejgamberi ﷺ.””