“Ibn Ebu Merjemi ka thënë: Na ka rrëfyer Nafi ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e këtij i ka shkruar Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hind bint Harith Firasija se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam, gratë dilnin dhe shkonin nëpër shtëpitë e tyre, pastaj kthehej nga xhemati.” Ibn Vehbiu transmeton nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hind Firasija. Othman ibn Omeri ka thënë: “Na ka treguar Junusi nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind Firasija.” Zubejdi ka thënë: “Më ka treguar Zuhriu se këtij i ka rrëfyer Hind bint Harith Kureshija, - e cila ishte nën kurorën e Mabed ibn Mikdadit, i cili ishte aleat i fisit benu zehras, andaj hynte te gratë e Pejgamberit ﷺ.” Shuajbi transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind Kurashija. Ibn Ebu Atiku transmeton nga Zuhriu, e ky nga Hind Firasija. Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi nga një grua kurejshe, e kjo i ka treguar nga Pejgamberi ﷺ.””