“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha këto perime, - aludonte në hudhrën, - të mos vijë në xhamitë tona.” Atai thotë: “E pyeta Xhabirin: - E çfarë kishte për qëllim me këtë? - Nuk di që kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse erën e saj, - tha ai.””