“Ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Gunderi, e ky e ka dëgjuar Sulejman Shejbaniun se Shabiu tregon: “Më ka treguar dikush që bashkë me Pejgamberin ﷺ kishte kaluar pranë një varri të lënë anash, se ai (Pejgamberi ﷺ) u kishte prirë, ndërsa këta ishin rreshtuar në safa për t'ia falur namazin të vdekurit. Gunderi e pyeti Shabiun: - O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar? - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - tha Shabiu.””