“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë, derisa Omeri i tha: “Fjetën gratë dhe fëmijët.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe u tha atyre që ishin në xhami: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur për ta falur këtë namaz, përveç jush.” Atëkohë askush nuk falej përveç banorëve të Medinës.””