“Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Mensuri, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut në errësirën e agimit. Gratë (pas namazit) shpërndaheshin nga xhamia dhe, për shkak të errësirës, nuk shquheshin, - ose ka thënë: nuk shquanin njëra-tjetrën.”