“Jahja ibn Kazëa na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam në namaz, gratë çoheshin, kurse ai qëndronte ulur një copë kohë, pastaj ngrihej. Zuhriu ka thënë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se këtë e bënte me qëllim që gratë të çoheshin para se të çoheshin burrat.””