“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi, i çrobëruari i Rebia ibn Harithit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (si umet) , por të parët në Ditën e Gjykimit, ndonëse atyre u është dhënë Libri para nesh. Pastaj, dita që Allahu ua ka bërë obligim atyre (madhërimin e saj) , ata polemizuan rreth saj. Ndërsa neve Allahu na ka udhëzuar në të (madhërimin e saj) , kurse të tjerët vijnë pas nesh: hebrenjtë e kanë të nesërmen (të shtunën) , kurse të krishterët të pasnesërmen (të dielën) .””