“Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka rrëfyer Xhuvejriu, e ky nga Maliku, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Omer ibn Hatabi ishte në minber duke ligjëruar ditën e premte, në xhami hyri një shok i Pejgamberit ﷺ, që në fakt ishte njëri prej muhaxhirëve të parë. Omeri e thirri: - Ç'është kjo vonesë? - Isha i zënë me një punë dhe nuk arrita të kthehem në shtëpi derisa e dëgjova ezanin, madje nuk arrita të bëj diçka tjetër përveçse të marr abdes, - tha ai. - A edhe abdesin? - iu drejtua Omeri e vijoi: - Ti e di shumë mirë se i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte të pastroheshim.””