“Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Haremij ibn Umare, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bekër ibn Munkediri, e këtij i ka treguar Amër ibn Sulejm Ensariu, e ky dëshmon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dëshmon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pastrimi ditën e premte është obligim për çdo të rritur, si dhe duhet t'i pastrojë dhëmbët e të parfumohet nëse mund të gjejë parfum.” Amri ka thënë: “Sa i përket guslit, dëshmoj se është obligim. Ndërsa, pastrimi i dhëmbëve dhe parfumimi, Allahu e di më së miri, nuk e di a është obligim apo jo, por kështu përmendet në hadith.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ai (Ebu Bekri) është vëllai i Muhamed ibn Munkedirit, por nuk e ka përmendur me emër këtë Ebu Bekrin. Nga ai e kanë transmetuar Bukejr ibn Eshexhi, Seid ibn Ebu Hilali, dhe disa të tjerë. Muhamed ibn Munkediri gjithashtu quhej edhe Ebu Bekër, edhe Ebu Abdullah.””