“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Tavusi tregon: “E kam pyetur Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Disa thonë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastrohuni ditën e premte, lani kokat tuaja, edhe nëse nuk jeni xhunubë, si dhe parfumohuni!” - Sa i përket guslit, është e vërtetë, ndërkaq, sa i përket parfumimit, nuk e di, - tha Ibn Abasi.””