“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdurrahman ibn Ebu Bekri hyri në dhomë duke mbajtur një misvak në gojë. I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi, andaj unë i thashë: “Ma jep këtë misvak, o Abdurrahman!” Ma dha misvakun, e unë e preva, pastaj e shtypa me dhëmbë (për ta zbutur) e ia dhashë të Dërguarit të Allahut ﷺ për ta përdorur, ndërkohë ai ishte i mbështetur në gjoksin tim.””