“Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëra prej grave të Omerit shkonte në xhami për ta falur me xhemat namazin e sabahut dhe atë të jacisë. Dikush e pyeti: - Pse po del, kur e di që Omerit nuk i pëlqen kjo dhe xhelozon? - E çka po e pengon të më ndalojë? - tha ajo. - Po e pengon fjala e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut”, - ia ktheu ai.””