“Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Harithi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhafer ibn Zubejri, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Njerëzit zëvendësonin njëri-tjetrin për xhuma, vinin prej shtëpive të tyre nga periferitë (e Medinës). Gjatë rrugës pluhuroseshin dhe djersiteshin. Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë time, erdhi njëri prej tyre, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të laheshit për këtë ditë!””